Brezi i ri politik ta ndëshkon garën e mashtruesit Isa Mustafa, në zgjedhje me duar në xhepa e solli LDK-në deri në greminën e 14 shkurtit!

Brezi i ri politik ta ndëshkon garën e mashtruesit Isa Mustafa, në zgjedhje me duar në xhepa e solli LDK-në deri në greminën e 14 shkurtit!
Brezi i ri politik ta ndëshkon garën e mashtruesit Isa Mustafa, në zgjedhje me duar në xhepa e solli LDK-në deri në greminën e 14 shkurtit!

Ragip Guraziu

  • 13 March 2021 - 09:17

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Një selam serioz dua të ja dërgoj Isa Mustafës, se me duar në xhepa nuk fitohen votat! Ti ishe egjeli i LDK-së sepse LDK-ja është mbajtur për dy mandate e gjysmë e uzurpuar dhe rrezikuar nga Ti o Isa Mustafa, prandaj tash në Kuvendin e 14 marsit e ka për obligim brezi i ri i strukturës së LDK-së që ta bëjë kthesën serioze të aktivizimit të frymës reformatore në parti, për të ju dhënë hapësirë figurave të reja të pa shfrytëzuara e të pa konsumuara, për shkëputje nga e vjetra klienteliste e lidhur ngushtë edhe me grupet kriminale të interesit.

-Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga marrja e timonit të partisë për ta drejtuar Isa Mustafa, përmes “puçit” që ja bëri Fatmir Sejdiut e ka dëmtuar seriozisht edhe substancën e partisë duke vendosur edhe lidhje të koalicioneve qeverisëse për interesin e individit dhe me shpërfillje të vullnetit të elektoratit të mashtruar, vetëm për ta përmbushur egon personale të liderit mashtrues politik sikur që e kishin deri më tash Isa Mustafë, që po i jap vetes të drejtë ta quaj edhe si të tej inkriminuar, cili injoronte votuesit duke u zotuar se i fiton zgjedhjet edhe me duar në xhepa. Nuk është aspak për tu habitur se si i mbeti në dorë patatja e nxehtë ,dhe kush ja la atë në dorë Isa Mustafës i cili duke qenë pjesë e qeverisë së kaluar ishte pjesëmarrës në të gjitha proceset për marrëveshjet që u firmosën në dëm të shtetit të Kosovës.

Kuvendi i 14 shkurtit për zgjedhjen e strukturave të reja të LDK-së është momenti i duhur, mbase edhe kritik dhe historik, që të ndodhë shkëputja e madhe nga ata që ishin gati ta rrezikojnë edhe sigurinë nacionale të shtetit, kur në kushtet të shtetrrethimit në kuvend , ia siguruan edhe votat për tu zgjedhur President Hashim Thaçit, për lakmi të marrjes nga Isa Mustafa të pozitës së Kryeministrit e për të vazhduar së bashku si një tandem i mbrapsht dhe i kriminalizuar që ja falën hiq më pak se 8 mijë hektar tokë Malit të Zi, duke nënshkruar në dëm të Kosovës, Marrëveshjen për Demarkacionin më Mal të Zi, dhe marrëveshjen tjetër për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, më disa kompetenca ekzekutive, të gjitha këto lojëra politike të kurdisura më parë nga vet Hashim Thaçi që ja la patate të nxehtë Qeverisë së LDK-së dhe Isa Mustafës.

LDK mori përsipër barrën e të gjitha të këqijave duke qenë në koalicion me PDK-në, të kundërshtuar e kontestuar nga shumica e elektoratit, por fatkeqësisht u fut aty përmes instrumentalizimit të plotë të Isa Mustafës dhe tash e mban për emblemë edhe këtë etiketë të së keqes.Por të këqijat nuk mbaruan vetëm me kaq nuk mbaruan vetëm me kaq, por shkuan deri aty sa të ndikojnë edhe për prishjen e të ashtuquajturit koalicion të shpresës me LVV-n, që doli nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, por që me telekomandën nga piramida kriminale e instaluar në Presidencën e brenda LDK-së u ndërpre “Koalicioni i shpresës” pas një mbijetese të shkurtë 50 ditore, për të krijuar një qeveri ilegale , të paligjshme dhe jo funksionale me ish partnerët e kriminalizuar deri në rrëzimin e saj nga Gjykata Kushtetuese, prandaj më 14 shkurt këto mëkate u dënuan nga elektorati, Tash është momenti i kërkim faljes dhe betimi i udhëheqjes së re të LDK-së se gabimet e tilla nuk do të përsëriten, kurse e kaluara e Isa Mustafës le të mbetet një histori e errët e harruar por edhe e shënuar si e ndëshkuar me meritë nga votuesit e mashtruar të LDK-s.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".