Vjen reagimi i parë nga Albana Bytyqi

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 12:09
 Vjen reagimi i parë nga Albana Bytyqi

Albana Bytyqi do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Kosovës, pas rinumërimit të votave në disa vendvotime.

Ajo do të zë vendin e Meliza Haradinaj-Stublla, në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo e fundit pas numërimit të disa vendvotime mori më pak vota se Bytyqi.

Kjo e fundit tha se me Aleancën do të angazhohet për mirëqenin e secilit qytetarë.

Reagimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë, të nderuara media,

Tash e tutje do të jem pjesë e Legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si deputete e re nga radhët e Aleancës do të bëj maksimumin tim që të jap kontribut në mirëqenien e secilit qytetar!

Aleanca duhet të punojë shumë në vete për të gjetur rrugën e duhur drejt ndryshimit. Kjo sfidë bëhet më e lehtë me vendosshmërinë tonë dhe përkrahjen tuaj, prandaj faleminderit për besimin!

Falenderoj gjithashtu kryetarin z. Ramush Haradinaj për mbështetjen e dhënë! Ky privilegj më shton vullnetin dhe përgjegjësinë për angazhim më të fortë në interes të qytetarëve!

Jemi bashkë e na priftë e mbara!

(Kosova Sot Online)