89-vjeçari mezi pret t’i kthehet vallëzimit

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 16:12
 89-vjeçari mezi pret t’i kthehet vallëzimit

Tetëdhjetë e nëntë vjeçari nga New York, Bob Holzman mori vaksinën e tij Covid-19 sa më shpejt që mundi, duke shpresuar se kjo do ta lejonte që të kthehej në aktivitetin e tij të preferuar, vallëzimin.

Gjatë 75 viteve të fundit, Holzman  ka kërcyer nëpër ngjarjet e qytetit.

Kur goditi pandemia në mars të vitit 2020, Holzman e gjeti veten të mbyllur në shtëpi. Ai filloi ta kalonte kohën e lirë duke lexuar libra dhe duke luajtur lojëra në internet, raporton Reuters.

Por tani ai po pret të kthehet në normalitet.

“Unë e konsideroj veten me fat që jam në gjendje të kërcej ende dhe të bëj gjëra të tjera,” thotë ai.

Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, vaksinat Covid-19 kanë ndryshuar jetën e përditshme të të moshuarve.

Amerikanët e moshuar tani janë duke vizituar anëtarët e familjes, po shkojnë në restorantet e tyre të preferuara pa pasur frikë nga vdekja.

“Unë nuk kam asnjë dyshim, unë do të jem në gjendje të bëj gjithçka që bëja më parë,” tha Holzman.

“Dhe unë do ta bëj atë me një ndjenjë mirënjohjeje që isha në gjendje ta kaloja këtë situatë.”

(Kosova Sot Online)