Papërgjegjësia e partive politike dhe sistemi i tashëm zgjedhor po e mundëson keqpërdorimin skandaloz të votave

Papërgjegjësia e partive politike dhe sistemi i tashëm zgjedhor po e mundëson keqpërdorimin skandaloz të votave
Papërgjegjësia e partive politike dhe sistemi i tashëm zgjedhor po e mundëson keqpërdorimin skandaloz të votave

Muhamet Kelmendi

  • 13 March 2021 - 09:11

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Sistemi zgjedhor ne Kosove nuk është adekuat me gjendjen në vend dhe me votën që epen për kandidatët. Tash votohet me lista të kandidatëve dhe me 5 vota nga një votues, për pesë kandidat.

Kjo në njërën anë është tepër jo produktive dhe mundëson keqpërdorime të votave nga komisionarët, si dhe, në anën tjetër, janë partitë politike të cilat nga pikëpamjet që kanë, përpiqen ti dërgojnë në Kuvend njerëzit që i dëshiron dhe i kontrollon si të nënshtruar e të dëgjueshëm udhëheqja partiake. Gjendja e tillë ka bërë që të kemi parregullsi te numërimi dhe tashmë kemi probleme me votat dhe natyrisht se kështu po devijohet edhe vullneti i votueseve.

-Për të eliminuar të gjitha parregullsitë e mundshme, dhe abuzimin me votën qytetare, në të ardhmen janë disa pune që duhet kryer që të funksionoje vota e lirë demokratike, e pastër dhe e pa cenuar nga askush.

Duhet domosdo të bëhet reforma në sistemin zgjedhor, e cila duhet të jetë në dy drejtime e orientuar. Në përcaktimin e listës së hapur me emër e mbiemër të kandidatëve që konkurrojnë dhe në votimin e kandidatit mbi bazën një vote, një votues një kandidat dhe jo pesë kandidat sikurse është tash, ku një votues detyrimisht obligohet që të voton për pesë veta. Reforma duhet të përfshij domosdo edhe futjen në sistem të numërimit të votave në mënyrë automatike, elektronike, me aparate të numërimit të votave.

Vetë nga partitë politike kërkohet që të riorganizohen dhe mbi bazën e votës të përcaktohet udhëheqja e brendshme dhe këtej të ndalen intervenimet partiake dhe të merren masa penale ndaj çdo kujt që shkelë votën e lirë të qytetarëve në vend. Reforma kërkohet domosdo të bëhet mbi bazën e tille. Natyrisht se ka edhe çështje tjera që dalin gjatë punës por këto janë elementare dhe të domosdoshme. Por pa një reformë zgjedhore të gjerë dhe funksionale nuk ndalen keqpërdorimet e votave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".