Arban Abrashi: Nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi zgjedhor i LDK-së për kryetar të ri

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 16:27
Arban Abrashi: Nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi zgjedhor i LDK-së për kryetar të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media për të njoftuar lidhur me mbledhjen e nesërme që do të mbahet për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Arban Abrashi nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se Kuvendi zgjedhor do ta nisë punën të dielën në orën 10:00.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë përafërsisht 355 delegatë. Megjithatë, nuk dihet saktë numri i delegatëve që do të marrin pjesë pasi që disa prej tyre janë të infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se LDK ka marrë leje në formë të shkruar nga IKSHPK për ta mbajtur Kuvendin në një prej sallave të një hoteli në periferi të Prishtinës.

Fillimisht bëhet zgjedhja e komisionit verifikues, zgjedhja e komisionit procesmbajtës dhe më pas vijohet me procedurat e tjera.

Ata të cilët e kanë shpallur kandidaturën për taa drejtuar këtë parti janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

(Kosova Sot Online)