Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua në fillim të marsit në Prizren

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 11:12
 Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua në fillim të marsit në Prizren

Ka vdekur në QKUK një grua e cila ishte aksidentuar më 3 mars në Prizren.

Policia njofton se viktima nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Mejdani i Shkodrës, Prizren, -03.03.2021-13:40. Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)