Drenas: Pas aksidentit në trafik, dy persona kërcënojnë dhe sulmojnë zyrtarin policor

  • E.K /
  • 15 mars 2021 - 11:28
 Drenas: Pas aksidentit në trafik, dy persona kërcënojnë dhe sulmojnë zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Baicë, pasi të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksidentit në trafik dhe kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas policisë, gjatë arrestimit të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Baicë ,Gllogoc, 14.03.2021-16:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe  penguar zyrtarët policor  në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar  fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima  dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)