Avantazhi i madh i Kosovës në dialogun me Serbinë,vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë

Avantazhi i madh i Kosovës në dialogun me Serbinë,vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e shpalljes së  pavarësisë

Gani Qarri

  • 15 March 2021 - 07:32

Shkruan: ANALIST - Gani Qarri

Serbia, Aleksandër Vuçiq, Richard Grenell, Rusia apo cilido shtet e politikan dhe ndërmjetësues a ish diplomat tjetër, duhet ta di një herë e përgjithmonë, se Republika e pavarur e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së shtetit tonë të lirë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, nuk mund të shkojë kurrë më në bisedime për shkurtimin e pavarësisë, tkurrjen territoriale, as bosnjëzimin e saj, siç pretendohej në kohën e renegatit dhe kuislingut Hashim Thaçi.

Vetëm falë pazareve me tokat e Kosovës, favorizimit të tij, nga ana e Vuçiqit dhe dylberit rusofil-Richard Grenell, kuislingu tipik dhe renegati i llojit të Thaçit, ka mundur të mbijetoi në politikë duke e tradhtuar shtetin e vet dhe falur tokat e vendit të tij, i cili përveç deklaratës publike me 25 gusht 2018 në Alpbach të Austrisë ku kërkojë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës, dhe faljen e veriut të saj, Serbisë okupatore, para se të arrestohej, ai dëshmoi se ishte në gjendje ta shiste gjithë Kosovën, për shpëtimin e lëkurës së vet, nga Gjykata Speciale.

Por përderisa pavarësia e Kosovës dhe tërësia territoriale e saj, është vulosur njëherë e përgjithmonë edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, qysh më 22 korrik të vitit 2010, me vet kërkesën e Serbisë, e nga atëherë, po bëhen edhe 11-12 vite tjera në sovranitet dhe liri, tanimë, për të gjithë duhet të jetë, njëherë e përgjithmonë e qartë, se Kosova nuk e ka luksin të bëjë asnjë kompromis tjetër, mjafton kompromisi me planin e Ahtisarit dhe për ne si popull dhe si shtet i lirë e i pavarur, nuk ka e as nuk do të ketë më kthim prapa, për asnjë centimetër në këtë drejtim.

Ndaj edhe në bisedime, ashtu siç ceket qartë edhe në letrën e presidentit Biden, me Serbinë mund të shkohet vetëm për njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve dhe për asgjë tjetër, e assesi nuk guxon e as nuk mund të lejohet që serish të shkohet në takime me këtë shtet hegjemonist e ish okupator të Kosovës, njëjtë apo ngjashëm me takimin e vjeshtës së vitit të kaluar në zyrat e Trumpit, si në përrallat e Avdullah Hotit, kinse për "marrjen e njohjes" dhe kthimit me futjen e Serbisë "hisedare" në Ujman, si dhe vendosjen e qendrës amerikane për zhvillim ekonomik, jo në Kosovë, por në Serbi, siç u veprua me "ndërmjetësimin" e diplomatit (dylber) Richard Grenell, në takimin e 2 shtatorit të vitit 2020 në Uashington.

Për aq më tepër, vet fitorja për president të SHBA-ve e Joe Biden, fatbardhësisht ka ndryshuar çdo gjë për të mirë të shqiptarëve dhe në dobi të shtetësisë tonë, e veçanërisht sa i takon qëndrimit për Kosovën dhe dialogut me Serbinë, i cili parasheh vetëm njohjen reciproke dhe asnjë përfundim tjetër më ndryshe, gjë që ishte lajmi më i mirë dhe sihariqi më fatlumë për popullin dhe shtetin tonë të ri si dhe të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës.

Kështu që pas ardhjes së Biden-it, president i këtij vend mik, dhe superfuqie mbarë-botërore, si dhe burgosjes për krime lufte e krime kundër njerëzimit të kuislingut Hashim Thaçi, ka ndryshuar diametralisht edhe qëndrimin për Kosovën, veçanërisht sa i takon dialogut të stërzgjatur me Serbinë dhe nuk këndohet më kënga e duetit të pështirë Thaçi-Vuçiq për mbytjen e shtetësisë tonë as ndarjen e copëtimin e vendit dhe kompromise tjera të dhembshme të Kosovës në llogari të Serbisë.

Madje, sidomos kur bëhet fjalë për dialogun plotësisht të pa efekt dhe të stërzgjatur me Serbinë, gjendja është krejt tjetër dhe janë rritur shpresat për përfundimin e drejtë dhe fatlum të bisedimeve, për Kosovën me këtë shtet agresor, ndaj veçanërisht në dy vitet e para të udhëheqjes së presidentit Biden, për Qeverinë e re dhe shqiptarët do të jetë shansi vendimtar dhe testi më i madh historik, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu që, në radhë të parë kërkohet unifikimi i shpejtë i politikës kosovare dhe bashkimi i të gjithë faktorëve relevant dhe segmenteve politike të vendit, rreth kauzës shtetërore, që me ndihmën e super-aleates tonë-SHBA-ve dhe administratës së mikut të dëshmuar të shqiptarëve z.Joe Biden, të për përmbyllet më, ky proces i stërzgjatur me epilogun më të mirë të mundshëm dhe pozitiv për Kosovën, për tu bërë edhe anëtare me të drejta të plota në OKB.

Madje duke pasur parasysh deklaratën e presidentit serb dhe nxënësit e pasardhësit perfid të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, i cili në takim me Lajçakun tha se; "jemi gjithmonë të gatshëm për fillimin e bisedimeve, por nuk duhet të ngutemi për përfundimin e tyre", kjo nënkupton drejtpërsëdrejti dhe pa asnjë detaj shtesë, se pritjet e tij, janë që ato të zgjaten deri pas përfundimit të mandatit të z, Biden, dhe ndryshimeve në administratën amerikane, me shpresën se do ta riaktualizojë serish ndarjen e Kosovës njëjtë si në kohën e kuislingut Thaçi, ndoshta edhe për faktin se përveç tij, Vuçiq ka edhe bashkëpunëtor tjerë në Kosovë.

Ndaj mesazhi i Palmerit është vërtet tejet serioz dhe duhet të merret me seriozitetin e shkallës më të lartë, edhe nga Qeveria Kurti-2, dhe siç thekson edhe përfaqësuesi i Departamentit të Jashtëm Amerikan, nëse këmbëngulet në implementimi i marrëveshjes së nënshkruar nga kuislingu Thaçi dhe jugo komunisti Isa Mustafa, për asociacionin e komunave serbe, ai të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nën kushtin që edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore të miratohen nga Serbia, të njëjtat avantazhe dhe të drejta, si për serbët në veri, në mënyrë që arritjes së marrëveshjes në të mirë të Kosovës, në dialogun me Serbinë, t’i epet prioritet maksimal dhe ky problem mundësisht të përmbyllet në 1-2, vitet e para të mandatit të z. Biden, gjithsesi me njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe para se të ndodhin ndryshime në krye të presidencës dhe administratës së SHBA-ve, para se të ndryshojnë kohët e favorshme për ne, siç thekson me të drejtë Palmer.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".