Në këtë Komunë nis faza e dytë e aplikimit për 50 euro për të infektuarit me koronavirus

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 15:23
 Në këtë Komunë nis faza e dytë e aplikimit për 50 euro për të infektuarit me koronavirus

Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës, se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19, të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.

“Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare”, thuhet në njoftimin e tyre,

(Kosova Sot Online)