Presidenca distancohet nga hapja e Ambasadës në Jerusalem: Është bërë me dekret të Thaçit

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 15:28
 Presidenca distancohet nga hapja e Ambasadës në Jerusalem: Është bërë me dekret të Thaçit

Presidenca është distancuar nga hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Përmes Bekim Kupinës, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Presidenca është deklaruar se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është bërë me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërëme dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina.

(Kosova Sot Online)