Edhe Italia pezullon vaksinën AstraZeneca

  • A.P /
  • 15 March 2021 - 17:03
Edhe Italia pezullon vaksinën AstraZeneca

Agjencia Italiane e Barnave ka vendosur që të zgjasë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca për Covid-19, në të gjithë vendin.

Kjo është njoftuar si masa paraprake deri në një përgjigje përfundimtare nga EMA.

Ndërkohë vendimi u mor në përputhje me masa të ngjashme të miratuara nga vendet e tjera europiane.

Sakaq Marco Cavaleri, përgjegjës për strategjinë e vaksinimit Ema deklaroi se po shqyrtohen të dhënat në lidhje me rastet vdekjeprurëse të raportuara së fundmi. Po përpiqemi të kuptojmë nëse rastet specifike janë të lidhura me sëmundje të caktuara.

(Kosova Sot Online)