11,058 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 08:17
11,058 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.

Ndryshe, vetëm dje në vend janë shënuar 13 viktima nga coronavirusi.

IKSHPK bën thirrje në vazhdimësi për zbatimin e masave antiCOVID-19.

(Kosova Sot Online)