Qeveria Hoti në ikje është e gatshme të kapë gjithçka para vetes, ose ta shkatërron nëse nuk arrin ta mbaj atë

Qeveria Hoti në ikje është e gatshme të kapë gjithçka para vetes, ose ta shkatërron nëse nuk arrin ta mbaj atë
Qeveria Hoti në ikje është e gatshme të kapë gjithçka para vetes, ose ta shkatërron nëse nuk arrin ta mbaj atë

Muhamet Kelmendi

  • 16 March 2021 - 07:53

Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi

Po në këtë drejtim, lidhur me Bordet e Ndërmarrjeve Publike dhe shtrirjen e ndikimit politik, kanë vepruar të tëra qeveritë e deritashme. Nuk është gjë e re vendosja e anëtareve të LDK-së, të afërmit etj., nëpër borde nga kjo qeveri në ikje. Kjo qeveri e dinë se për një mandat apo më shumë nuk do të ketë mundësi, nëse nuk pëson debakël tjetër, që të kthehet në pushtet dhe ti rehaton njerëzit e vetë nëpër vende të ndryshme. Tamam siç thotë populli: “Dukë shkuar nga vdekja e shkatërrojnë çdo gjë". Mu këtë qeveria Hoti është duke e bërë tash.

- Me shpejtësi të madhe tani po vendosen njerëzit e LDK-së, të afërmit e tyre dhe miqtë në pozita të ndryshme. Pritet në këtë drejtim intensifikim edhe më i madh. Këtu natyrisht se fare nuk vjen në shprehje kualifikimi, profesionalizmi dhe transparenca. Këtu po vjen shprehje ana partiake, ajo familjare dhe shoqërore, deri edhe format tjera te punësimit. Këtu nuk ka mundësi njeriu që si vëzhgues i jashtëm të ketë prova. Ajo i takon organeve kompetente të përcjellin dhe nëse duhet të marrin masa.

Me siguri ka fakte. Duhet vetëm punë nga organet. Por edhe qeveria që vjen kërkohet të shikoi këto çështje dhe të merr masa konkrete. Nuk duhet lejuar këtë të shkon e të mos hetohet e analizohet. Mundësia juridike ka. Kërkohet veprim mbi bazën e asaj se që nga koha e shkarkimit nuk është aty qeveria për të vendosur borde dhe udhëheqës. Ata janë aty për të kujdestaruar si qeveri, pa keqpërdorime, dreri në qeverinë e re . Këtu është baza e intervenimit të qeverisë që vjen ne punën e tashme të qeverise Hoti

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".