Vëllai i prish dasmën motrës, përplas makinën me vlerë 70 mijë dollarë

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 09:33
 Vëllai i prish dasmën motrës, përplas makinën me vlerë 70 mijë dollarë

Një 20-vjeçar në Sidney ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti tragjik me makinën e babait të tij.

Ai është aksidentuar me një Mustang me vlerë 70 mijë dollarë, e cila kishte vetëm një javë që ishtë blerë.

Babai i 20-vjeçarit e kishte blerë makinën për dasmën e vajzës së shtëpisë, por vëllai i saj prishi gjithë planet.

Lidhur me aksidentin policia ka nisur edhe një hetim. Djali e ka patentën, por nuk i lejohet të ngase makina me performancë të lartë.

(Kosova Sot Online)