Në Gjilan gjendet i vdekur një shtetas i huaj në një banesë

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 10:13
Në Gjilan gjendet i vdekur një shtetas i huaj në një banesë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një banesë në Gjilan, është gjetur i vdekur një burrë. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

“Gjilan 15.03.2021 -11:20. Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalur prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për  obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)