A do të emërohet kryeparlamentare? Përgjigjet Arbërie Nagavci

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 10:25
 A do të emërohet kryeparlamentare? Përgjigjet Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Para mediave, Nagavci ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të hënën.

Nagavci që në legjislaturën e kaluar kishte pozitën e nënkryetares së Kuvendit është pyetur nga gazetarët nëse do të propozohet këtë legjislaturë për kryeparlamentare.

Ajo nuk e ka mohuar këtë, duke thënë se në LVV janë duke shqyrtuar pozicionet e se ajo e të tjerët do të emërohen aty ku konsiderohet se kontribuojnë më shumë.

“Në Lëvizje jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, nuk është se e kemi vendosur se kush do të jetë, unë do të jemi aty ku konsiderohet se mund të kontribuojmë më shumë. Ekipi i LVV-së do të jetë shumë profesionist me persona kompetentë në të gjitha pozitat”, ka thënë Nagavci.

(Kosova Sot Online)