Politika e vjeter nën presionin ndërkombëtar për institucionet e reja, mos i dëshpëroni votuesit që zgjodhën të besuarit e tyre për ta mirëqeverisur vendin

Politika e vjeter nën presionin ndërkombëtar për institucionet e reja, mos i dëshpëroni votuesit që zgjodhën të besuarit e tyre për ta mirëqeverisur vendin

Gani Qarri

  • 16 March 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Për aq më tepër, pikërisht sa i takon zgjedhjes së presidentit ku që në fillim, ka nisur të vërehet tendenca e opozitës për manipulime , për të mos u përsëritur shantazhet e së kaluarës, qysh tash të gjithë diplomatët e huaj në Kosovë kërkojnë publikisht, që të mos dëmtohet ky proces dhe emërimi i të parit të shtetit të ndodhë sa më shpejtë, pasi që është humbur shumë kohë me institucione në detyrë dhe përsëritjet e shpeshta të zgjedhjeve, ndaj zgjedhjet e reja dhe dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri, nuk është më assesi opsion i pranueshëm, nuk mbështetet nga asnjë fuqi diplomatike dhe qendrat me ndikim të vendosjes në procesin politik të Kosovës.

-Zgjedhjet e 14 shkurtit, u bën shembulli më emblematik për vendin dhe rajonin, shkaktuan përmbysjen spektakolare të partive të inkriminuara dhe sollën risi të panjohura deri më tani, duke krijuar për herë të parë edhe një përvojë krejtësisht të re elektorale, që nga paslufta e këndej, në Kosovë. Madje certifikimi i tyre, dëshmoi se, prej se mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike në Kosovë, në krejt periudhën mbi dy-dekadëshe të pasçlirimit të Kosovës dhe jetës së qytetarëve të këtij vendi, për mbi 21 vite në liri, mund të ndodhin edhe fitore të tilla spektakolare me ç ‘rast për herë parë dhe të vetme në gjithë këto vite, një koalicion, për të mos thënë, parti e vetme, mori mbi 50.28 % të votave të elektoratit, si LVV- e Albin Kurtit dhe Lista "Guxo" e Dr. Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e 14 shkurtit vijnë si befasia më e papritur, që në gjithë vitet e pasluftës, ka mundur të ndodhte në Kosovë, ndaj duke pasur parasysh rezultatin famoz të votimeve, me të cilin partitë e inkriminuara u shndërruan në grupime dytësore politike dhe segmente gati të papërdorshme legjislative për katër vitet e ardhshme, pas certifikimit të rezultatit, ku partia fituese theu rekordin e fitores së shumicës me mbi 50% të votave, duhet të mos i dëshpërojë votuesit që në përmasa të tilla marramendëse ia falën asaj besimin, dhe në afatin sa më të shkurtër maksimal, t’i formojë edhe institucionet e reja, ta bëjë konstituimin e Kuvendit si dhe ta formojë sa më parë edhe Qeverinë e re legjitime, të dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve.

Kjo edhe për vet faktin se në zgjedhjet e 14 shkurtit, të kthyer në referendum mbarë popullor për ndryshime, përveç 58 deputetëve të partisë së parë fituese, në dispozicion të saj, janë edhe 10 deputet nga partitë politike minoritare, tanimë të integruara në realitetin e ri të shtetit të Kosovës të cilat sipas deklaratave të tyre, do të jenë edhe pjesë e koalicionit të ri qeverisës, gjë që siguron maksimumin e votave të nevojshme prej 67-68 deputetësh për votimin e kabinetit të ri qeveritar, të kësaj periudhe legjislative. Madje arsye shtesë, për përshpejtimin e krijimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja shtetërore të vendit, është edhe presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar, që në vijimësi po u bëhet partive politike të deklaruara për mbetje në opozitë, që vije si lehtësim dhe vërejtje, opozitës, për të mos prodhuar krizë të re, duke u bërë thirrje partive opozitare t’i respektojnë ligjet dhe kushtetutën për zgjedhjen me kohë edhe të Presidentit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".