Vlora Çitaku i çon Albin Kurtit mesazh në Twitter: Hey, mirë se erdhe

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 11:32
 Vlora Çitaku i çon Albin Kurtit mesazh në Twitter: Hey, mirë se erdhe

Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e cila është mjaft aktive në rrjetin social Twitter i ka replikuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti fillimisht ka uruar Dua Lipën për çmimin prestigjioz Grammy për albumin më të mirë të zhanrit Pop, postim të cilin e ka rishpërndarë babai i Dua Lipës, duke e shoqëruar postimin e Kurtit me simbole të zemrës.

Më pastaj ka ardhur edhe reagimi i Vlora Çitakut për Albin Kurtin duke e etiketuar këtë të fundit me fjalët “mirë se erdhe në grup”.

“Hey, Albin Kurti mirë se erdhe në grup”, ka shkruar Çitaku.

Ish-ambasadorja që vazhdimisht shkruan për vajzat e Kosovë që korrin suksese, nuk dihet nëse këtë replikë te Dukagjin Lipa e pati kunjë, kur i tha Kurtit se po vinte në një grup përkrahësish të Duas, që tashmë ekziston.

(Kosova Sot Online)