50 raste të reja me koeonavirus regjistrohen sot në Gjilan

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 12:27
 50 raste të reja me koeonavirus regjistrohen sot në Gjilan

50 raste të infektuara me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjilan.

Media ka mësuar nga burime të veta në këtë komunë se nga testimet e kryera, janë njoftuar se në këtë komunë janë regjistruar edhe 50 raste të reja të infektuara.

Rezultatet zyrtare të këtyre mostrave pritet të bëhen publike në orën 15:00 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Vetëm dje në Komunën e Gjilanit janë raportuar 27 raste të infektuara me COVID-19.

Ndërsa, momentalisht 345 raste janë aktive në këtë komunë me koronavirus.

Zyrtarë në Gjilan kanë thënë për gazetën se në 10 ditët e fundit është rritur numri i rasteve të infektuara me këtë virus dhe se kjo po ua vështirëson punën punëtorëve shëndetësorë.

(Kosova Sot Online)