Maçoku i humbur gjendet 13 vjet pas zhdukjes

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 13:50
 Maçoku i humbur gjendet 13 vjet pas zhdukjes

Një maçok që ishte zhdukur nga shtëpia e pronarit dhe kishte humbur para 13 vjetëve është gjetur përsëri.

Maçoku krejt i zi, i quajtur Jess, u zhduk nga shtëpia e pronarit në vitin 2008 dhe nuk ishte parë askund për shtatë vjet, para se t’i afrohej shtëpisë së një njeriu të panjohur më 2015.

Tashmë 16-vjeçar, maçoku ishte dërguar në një strehimore kafshësh, ku ishte mbajtur për gjashtë vjet, por pronari i ri nuk ia kishte vërejtur mikroçipin.

Të hënën, maçoku u dërgua në një qendër për adoptimin e kafshëve në Ryde të Britanisë, ku stafi ia skanoi mikroçipin dhe i gjeti të dhënat e pronarit të vërtetë, shkruan Daily Mail.

Më pas, stafi e thirri në telefon pronarin për t’ia dhënë lajmin e pabesueshëm. “Dje morëm një maçok nga Binsteadi, i cili ishte endacak për gjashtë vjet. Kur pyetëm se a është skenuar, përgjigjja ishte jo. Maçoku kishte mikroçip”, thuhet në njoftimin e strehimores.

Pas këtij rasti u këshillua që personat që nuk u kanë vendosur çipa kafshëve të tyre shtëpiake ta bëjnë këtë, sepse kjo ndihmon në gjetjen e tyre në rast të largimit nga shtëpia.

(Kosova Sot Online)