Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!

Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!
Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!

Skender Mulliqi

  • 16 March 2021 - 07:43

Shkruan: ANALIST- Skënder Mulliqi

Kryetari i ri Lumir Abdixhiku do të këtë shumë vështirë ti çmontoj garniturat keqbërëse të Mustafës duke filluar nga nëndegët deri në qendër. Unë vërejta së pikërisht ky soj njerëzish pas fitores së Lumirit në kuvendin e LDK-së , filluan ti ngjiten mbrapa si rriqra. Ai është i ri në politikë, e duhet pasur kujdes nga këta njerëz pa kurrizor që nuk janë të pakët . Ai do të duhej të lirohet nga ndikimi politikë i Isa Mustafës dhe kompanisë së tij , të cilët ende janë prezent aty . Opinioni e dinë së Abdixhiku , në LDK është inkuadruar mos gabofsha në vitin 2018. Kjo mos përvojë politike dhe mos gjeturia e tij si timonier i LDK-së , mund ti kushtojnë shumë .Postin e të parit e ka marrë në ditët më të vështira për LDK-në, dhe zor do ta ketë t’ia kthen renomenë që e kishte ajo dikur. Zaten të gjitha partitë lideriste në Ballkan, kanë rënë në skenën politike, pas vdekjeve të liderëve të tyre , përjashtim nuk bën as LDK-ja.

-Lidhja Demokratike e Kosovës, me zgjedhjet e fundit për lidership, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe largimit të parakohshëm të Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, po futet në një situatë që është tranzicion serioz dhe me plotë sfida, sepse para kryetarit të ri Lumir Abdigjiku dhe kryesisë që do të formohet tani si ekip për të ecur përpara, shtrohet pyetja : a do të mundë ti sanojnë dëmet e mëdha të Mustafës që ia solli këtij subjekti politik për dy mandate në krye të partisë?

Isa Mustafa u largua nga LDK si një njeri i cili do të mbahet në mend për shumë të këqija dhe shumë sherre që ka bërë në rrugëtimin e karrierës së tij politike, duke filluar nga Fondi i tre përqindëshit, gjatë okupimit , dhe sherr të madh i bëri LDK-së, dhe Kosovës që nga viti 2010 kur e mori timonin e LDK-së, së Ibrahim Rugovës. Këto nuk ishin sherre të vogla së ato edhe do të ishin përballuar, por shkaktoi dëme gati të pa riparueshme LDK-së, e Kosovës së tranzicionit. Dëmi I parë që LDK-në e rrëzoi përtokë duke e qitur në vendin e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit , më 13 përqind të votave , ishte katastrofale për partinë më të madhe dikur në Kosovë. Për çudi e mashtroi rëndë Fatmir Sejdiun duke e larguar nga kryetari I LDK-së. Dhe , nga këtu edhe fillojë rënia e LDK–së , sipas një skenari të cilin më gjasë e kishte hartuar mirë Isa Mustafa.

Dihet së asgjë nuk ndodhë rastësisht në politikë . Mustafa arriti në stilin prej komunisti ti përvetëson strukturat më të larta të LDK-së, duke I pasur në disponim deri në finalen e shkatërrimit. Të gjitha humbjet më mjeshtri I shndërronte para opinionit si fitore , dhe asnjë reagim të vetëm nuk e kishte brenda LDK –së. Kjo ishte shumë e çuditshme .Shumë herë ishte proklamuar kundër koalicionit më PDK , si kamuflazh para elektoratit , dhe pikërisht më këtë subjekt politikë edhe bënte koalicione. Planifikimi më bizar i Mustafës ishte prishja e koalicionit më LVV , të cilën gjë nuk e pagoi Mustafa, së ai edhe kishte planifikuar , por e pagoi shtrenjtë LDK-ja. 14 shkurti ishte finalja e synimeve të Isa Musfatës, së bashku më kryesinë dhe së bashku edhe më aleatë nga partitë tjera politike.

Dëmi i dytë më i madh, që e shkaktoi Mustafa më politikat tipike staliniste ishin dëmet karshi Kosovës. Me firmosjen e tij dhe të Thaçit , Kosova humbi 8250 hektarë tokë më Mal të Zi.. Me nënshkrimet e tyre na u formua Asociacioni I Komunave më Shumicë Serbe më kompetenca ekzekutive, që donë të thotë ndarje të Kosovës mbi bazat etnike. Kosova u varfërua , mbeti vendi më i izoluar në Evropë, mbeti pa liberalizim të vizave , mbeti pa u inkuadruar në asnjë strukturë të BE-se. Kosova është vendi më numrin më të lartë të atyre që kërkojnë një vend të punës. Patëm gjatë këtyre 10 viteve rënie të ekonomisë, patëm kriza pas krizave politike dhe institucionale . Dhe , kjo I përshkruhet koalicionit LDK dhe PDK .Largimi i Isa Mustafës nga kryetari i partisë shënon fundin e epokës më të errët për LDK, dhe për Kosovën. Mos donë i madhi Zot që së bashku më te, të ikin nga politika po jo pa dhënë përgjegjësi, komplet struktura e vjetër dhe e korruptuar e LDK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".