Abdixhiku bashkë me Hazirin në Prekaz, nderojnë Jasharët

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 14:36
 Abdixhiku bashkë me Hazirin në Prekaz, nderojnë Jasharët

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka qëndruar për një vizitë në Prekaz ku ka bërë nderime pranë varrezave të Jasharajve.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.

Kjo vizitë e Abdixhikut në Prekaz, vjen pas asaj të djeshmes që ka bërë në Velani tek varri i Ibrahim Rugovës.

Kryetari i LDK’së thotë se në Prekaz janë themelet e shtetit të Kosovës.

“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Kjo sakrificë, na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend”, ka thënë Abdixhiku.

Njoftimi i plotë i LDK’së:

 Kryetari Abdixhiku nderon sakrificën e Jasharajve

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në këtë vizitë, kryetari Abdixhiku është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Kjo sakrificë, na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend.

Si LDK dhe jo vetëm, jemi të interesuar me të gjitha rolet që kemi, për të kontribuar për shtetin tonë, gjithmonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që fillon në Prekaz”, tha kryetari Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)