Tre pacientë vdesin nga zjarri në spitalin për COVID-19

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 08:33
 Tre pacientë vdesin nga zjarri në spitalin për COVID-19

Tre pacientë vdiqën të mërkurën në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, nga një zjarr që shpërtheu në një spital për koronavirus.

Pacientët e vdekur ishin duke përdorur ventilatorë në repartin e kujdesit intensiv, tha drejtori i këtij spitali, Nazmul Haque.

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë zjarr, shkruan Reuters.

Spitalet po përballen me rritje të numrit të rasteve me Covid-19 këtë muaj në Bangladesh, ku deri më tani janë regjistruar gati 560 mijë të infektuar dhe 8.571 persona të vdekur nga sëmundja e re.

Rregullat e dobëta dhe zbatimi jo i duhur i tyre shpesh janë fajësuar për zjarre të mëdha në shtetin e Azisë Jugore, ku në vitet e fundit nga këto fatkeqësi kanë vdekur qindra njerëz.

(Kosova Sot Online)