Vdes një person në QKUK, polica nis hetimet

  • E.K /
  • 17 mars 2021 - 09:36
 Vdes një person në QKUK, polica nis hetimet

Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi u dërgua aty për trajtim mjekësor dhe në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë me dije se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)