Lumir Abdixhiku takohet me deputetët e LDK-së sot në ora 14:00

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:06
 Lumir Abdixhiku takohet me deputetët e LDK-së sot në ora 14:00

Në ora 14:00 Lumir Abdixhiku do të takohet në selinë e Lidhjes Demokratike me deputetët e zgjedhur të këtij subjekti.

Të premten, kreu i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të mbajë takim me të parin e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Mirëpo, Abdixhiku para takimit të së premtes do të mbajë takim edhe me deputetët e zgjedhur të subjektit të cilin ai e udhëheq.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku do të marrë edhe qëndrimin e deputetëve të zgjedhur të Lidhjes Demokratike lidhur  me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht formimin e institucioneve të reja.

Media merr vesh se takimi i kreut të LDK-së me deputetët e zgjedhur të këtij subjekti do të bëhet sot në ora 14:00 në selinë e Lidhjes Demokratike.

Se do të takohet me deputetët e LDK-së para takimit me Kurtin e Osmanin e ka konfirmuar Abdixhiku mbrëmë.

“Nesër do të takoj grupit parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë Abdixhiku mbrëmë.

(Kosova Sot Online)