Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:20
Albin Kurti e Vjosa Osmani takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, mëngjesin e së mërkurës janë takuar me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.

Kurti ka vazhduar për të tretën ditë konsultimin me liderët e partive për formimin e institucioneve të reja, ndërsa pritet të takojë të premten edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.

(Kosova Sot Online)