Albin Kurti e Vjosa Osmani presin në takim përfaqësuesit e partisë Iniciativa Roma

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:43
Albin Kurti e Vjosa Osmani presin në takim përfaqësuesit e partisë Iniciativa Roma

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, të mërkurën kanë takuar edhe liderin e partisë Iniciativa Roma, Gazmend Salijeviq.

Këto takime Kurti e Osmani po i zhvillojnë për konsultime lidhur me formimin e institucioneve të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Paraditen e së mërkurës Kurti e Osmani kanë pritur në takim kryetarin e partisë së Goranëve, Adem Hoxha

Prej fillimit të javës, dy fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë zhvilluar takime me partitë parlamentare në Kuvend me qëllim të konsultave për konstituimin e institucioneve.

(Kosova Sot Online)