Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:57
 Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Një mosmarrëveshje në Gjakovë ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në punëtorinë e viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje-fjalosje me viktimën mashkull kosovar (në punëtorinë e viktimës)ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së viktimës”, ka bërë të ditur policia.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq pas bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, policia nuk ka arritur ta gjejë armën e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Nuk raportohet për të lënduar ndërsa  me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën e cila dyshohet të jetë përdorur. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)