Goranët me kërkesa për Kurtin e Osmanin, ofrojnë mbështetje për formimin e Qeverisë

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:58
 Goranët me kërkesa për Kurtin e Osmanin, ofrojnë mbështetje për formimin e Qeverisë

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, mëngjesin e së mërkurës janë takuar me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha.

Me këtë rast, lideri i partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha, tha se ky komunitet po përballet me shumë sfida.

Gjithë këto sfida ai i paraqiti në takim me kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmanin.

Ai kërkoi më shumë angazhim për këtë komunitet.

Takimin ai e ka quajtur të frytshëm duke shtuar se janë pro formimit të Qeverisë të udhëhequr nga Kurti.

(Kosova Sot Online)