Mamushë: Përfshihet nga zjarri një shtëpi, katër persona lëndohen

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 11:06
 Mamushë: Përfshihet nga zjarri një shtëpi, katër persona lëndohen

Një shtëpi në Mamushë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri. Si pasojë, katër persona janë asfiksuar nga tymi.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

“Mamushë, 16.03.2021-01:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij në është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit, dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë,  katër persona  kanë pësuar lëndime-asfiksim nga tymi, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)