Avdullah Hoti e Driton Selmanaj i shkojnë në takim kryetarit të ri të LDK-së

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 14:13
 Avdullah Hoti e Driton Selmanaj i shkojnë në takim kryetarit të ri të LDK-së

Për pak minuta në Lidhjen Demokratike të Kosovës do të fillojë takimi i parë i thirrur nga Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur në legjislaturën e re të Kuvendit.

Media është duke qëndruar te selia e Lidhjes Demokratike nga ku raporton se tashmë kanë nisur që të shkojnë në zyrën e selisë.

Takimi pritet që të fillojë për pak minuta.

Në takim janë parë duke shkuar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj.

(Kosova Sot Online)