Vlora Dumoshi thotë se është e gatshme që të kandidojë për kryetare të Prishtinës

  • E.K /
  • 18 March 2021 - 09:55
 Vlora Dumoshi thotë se është e gatshme që të kandidojë për kryetare të Prishtinës

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, duke lëshuar rrugë për kandidatët tjerë. E këtë veprim të Abdixhikut e ka komentuar Frashër Demaj i LDK’së.

Ai ka thënë se Abdixhiku ka bërë mirë që është tërhequr nga kandidatura e mundshme për kryetar të Prishtinës, duke u fokusuar në LDK dhe zgjedhjet lokale që priten të mbahen së shpejti.

Në anën tjetër, gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Vlora Dumoshi i ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar si kryetare e Prishtinës.

“Po më shkruan Vlora Dumoshi, po thotë se është e gatshme të kandidojë për kryetare të Prishtinës”, ka thënë Kajtazi.

Demaj në anën tjetër ka thënë se ky veprim i Dumoshit është i mirë, pasi që sipas tij politikanët duhet të sfidojnë veten.

(Kosova Sot Online)