Lexoni edhe:
Është fundi i lojës, opozita nuk e ka luksin për ta kushtëzuar formimin e shpejtë të institucioneve me asnjë çmim!
Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi
Masat janë të qarta. Lypset VETTING në çdo organ të Kosovës. Pushteti, në përgjithësi, ndërsa sistemi i drejtësisë, në veçanti, duhet të reformohen tërësisht. Hapi i parë është VETTINGU. Me atë mjet juridik spastrohen prokuroritë e Kosovës dhe të gjitha gjykatat, në të gjitha nivelet, nga kërkohen forca të shëndosha dhe profesionale. Është bërë mjaftë me keqpërdorime. Kosova nuk mundë të duron më. Pritet që Qeveria e VV-së të merr masa dhe ta rregullon këtë sistem. Kjo është detyrë mbi detyrat.
-Çështja e luftimit të dukuritë negative është detyrë e rëndë dhe që kërkon punë këmbëngulëse, që shteti juridik të fiton. Natyrisht se në Kosovë ka vështirësi të mëdha. Ato kërkojnë zgjidhje. E një nga çështjet më të rënda është pikërisht sistemi i luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Në këtë fushë një çështje shumë e rëndë, vjen nga organet e luftimit të krimit, si nga policia kriminale, vetë policia, ajo ekonomike dhe natyrisht prokuroria dhe gjykatat.
Këto dy organe të drejtësisë kanë dështime të mëdha dhe në vazhdimësi. Duket se disa çështje janë themelore: 1. Sigurimi i provave dhe dëshmive jo adekuate për gjykatë nga ana e prokurorisë së Kosovës dhe 2. Dënimet qesharake dhe natyrisht edhe refuzimet e fletë akuzave të paraqitura nga prokuroria. Këto dy anë të njëjtës medalje kanë lidhje të ashpër në mes veti. Mos sigurimi i provave, duke u thirr në atë se ka prova, ka bërë që gjykatësit ti fërkojnë duart dhe të lëshojnë keqbërësit nga përgjegjësia. Është e pa pranueshme, gjë që shihet nga çdo kush, se çfarë pasurie kanë krijuar prokurorët dhe gjykatësit. Me të ardhurat nga puna është e pamundur. Mirëpo kush ti kontrollon! "Ujku nuk e ndjek ujkun.
Shumë rrallë ndodhë kjo. E nëse ndodhë ajo atëherë bëhet për gjahun luftarak dhe për... Duket se kjo po e përcjellë sistemin tonë të drejtësisë. Kudo ka keqpërdorime. Ndërsa dënimet janë me kusht apo simbolike me burg. Shumica lëshohen si të pafajshëm. Sjellja e tillë e këtij sistemi ka stimuluar dhe po frymëzon shumë keqbërësit. Me dënimet e tilla dhe refuzimet e padive është krijuar gjendja që të keqpërdoren pozitat dhe mjetet e popullit. Thënia: "Vjedh sa të mundesh se ka llogari, sepse me dënime me kusht a me burg 1 e 2 vjet, për 1 a më shumë milionë ose fare pa të dënuar, llogaria është e madhe". Ky mendim kriminal po del në dritë nëpër çdo organ të pushtetit. Kjo gjendje mundë dhe duhet të shërohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".