Në Prishtinë djali kërcënon me jetë nënën dhe vëllain e tij, u drejton armën edhe zyrtarëve policorë

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 11:35
 Në Prishtinë djali kërcënon me jetë nënën dhe vëllain e tij, u drejton armën edhe zyrtarëve policorë

Një person është arrestuar dje nga policia e Kosovës, pasi që i njëjti fillimisht kishte kanosur me jetë, nënën dhe vëllain e tij, e më pas armën u ka drejtuar edhe zyrtarëve policorë.

Sipas policisë për arsye të sigurisë janë evakuuar edhe banorët e ndërtesës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 18.03.2021 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë. I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor. Për arsye të sigurisë, janë evakuar banorët e ndërtesës. Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin. Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

(Kosova Sot Online)