Kryeministri Kurti ta mbaj premtimin e dhënë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me VETING për drejtësi të pastër

Kryeministri Kurti ta mbaj premtimin e dhënë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,  me VETING për drejtësi të pastër
Kryeministri Kurti ta mbaj premtimin e dhënë, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,  me VETING për drejtësi të pastër

Skender Kapiti

  • 19 March 2021 - 07:50

Shkruan: ANALIST- Skënder Kapiti

VETING-u është terapia kurative e sistemit të drejtësisë në Kosovë, jo vetëm pastrimi i sistemit të drejtësisë por edhe hetimi e ndëshkimi i gjyqtarëve e prokurorëve të cilët rezultojnë të kenë miliona pasuri te fituar duke përdorur dhe shpërdoruar drejtësinë , që kanë bërë trafiqe e pazare me detyrën dhe me ligjin. I takon qeverisë Kurti që të mbajë premtimin “KREJT DHE DREJT” sepse populli në Referendumin e 14 Shkurtit ia dha KREJT pushtetin Vetëvendosjes për të punuar e vepruar DREJT, por të drejtën dhe ligjin e japin drejtësia, gjykatat dhe prokuroria, dhe pra aty duhet të nis reforma e parë dhe më kryesorja, VETING-u i sistemit të drejtësisë.

-Drejtësia kosovare është drejtësi thellësisht politike që do të thotë e zgjedhur, e emëruar dhe e motivuar politikisht, që do të thotë se ajo i ka shërbyer dhe i shërben patronit politik dhe pushteteve. Ajo si e tillë duke qenë edhe servile e shërbëtore e politikës, gjyqtarët e prokurorët e tillë edhe janë moralisht amoralë dhe të papërgjegjshëm si dhe të paaftë e jo profesionistë. Duke qenë të tillë ata as nuk marrin guximin dhe as nuk kanë vullnetin për të hetuar e gjykuar krimin e organizuar dhe as të ashtuquajturit VIP-a të politikës së krimit të organizuar, të krimit të hajnisë dhe as ata të krimit të lartë shtetëror të korrupsionit.

Pra sistemi i drejtësisë në Kosovë ka mbi shpatulla kusurin dhe mëkatin e tij të madh , atë se ai sistem ka qenë faktikisht edhe avokati juridik i politikës dhe i politikanëve të Kosovës prej të cilëve Kosova sot është në këtë deregje të rëndë. Populli i Kosovës me 14 Shkurt 2021 e kreu detyrën e vet demokratike duke e ndëshkuar politikën e vjetër, shkaktaren kryesore edhe të instalimit të këtij sistemi drejtësie të dështuar e të korruptuar. Qeveria në pritje Kurti 2 duhet që të emërojë si ministra të kabinetit personalitete me integritet të lartë moral, patriotik dhe profesional dhe duhet të punojë në mënyrë të përgjegjshme dhe kolegjiale në vendimmarrjet e saj ku një rol të madh duhet të ketë Ministri dhe Ministria e Drejtësisë e cila duhet të jetë edhe nismëtarja, hartuesja e propozuesja e VETING-ut për të kaluar në Parlament për ta miratuar atë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".