Dodik dhe Erdogan i hedhin “bakshish” muzikës në Turqi

  • G.G /
  • 19 March 2021 - 12:07
Dodik dhe Erdogan i hedhin “bakshish” muzikës në Turqi

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik ka qëndruar para tre ditësh në Ankara të Turqisë ku është takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan me të cilin ka arritur disa marrëveshje.

Partia e Dodiku-ut ka postuar disa fotografi në Tëitter ku Dodik dhe Erdogan i hedhur “bakshish” muzikantëve në një gala darkë të organizuar nga presidenti turk.

“Pas takimeve, një darkë gala ishte përgatitur. Atmosfera e mrekullueshme në darkë u bë edhe më madhështore nga muzikantët të cilëve u dha bakshish fillimisht presidenti Dodik dhe më pastaj edhe presidenti Erdogan”

Erdogan ka njoftuar gjithashtu se do t’i dhurojë 30 mijë doza të vaksinave Bosnjë dhe Hercegovinës.

(Kosova Sot Online)