Lumir Abdixhiku thërret Këshillin e Përgjithshëm, nesër zgjidhet kryesia e re

  • G.G /
  • 19 March 2021 - 12:30
Lumir Abdixhiku thërret Këshillin e Përgjithshëm, nesër zgjidhet kryesia e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, për ditën e nesërme në ora 14:00.

Në rend të ditës do të jenë, platforma e Kryetarit të ri të LDK-së dhe Zgjedhja e Kryesisë.

Po ashtu, kujtojmë se kryetari Abdixhiku pritet sot të mbaj një takim konsulativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Lumir Abdixhiku të dielën u zgjedh kryetari më i ri i Lidhjes Demokratike pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)