Publikohen fotot nga lartësia, ja si duken disa nga ujërat më të ndotur në botë

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 12:52
 Publikohen fotot nga lartësia, ja si duken disa nga ujërat më të ndotur në botë

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 4 miliardë njerëz në të gjithë globin, përjetojnë mungesa të mëdha uji, e madje sipas raportit, ata vuajnë për furnizimin me ujë të pastër e të sigurt të ujit.

Teksa qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së kërkojnë ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në 2030.

Më tej ata shtojnë se mungesa e ujit po rritet me shpejtësi dhe gjysma e popullsisë, do në rajone ku prezenca e ujit do të jetë e pakët.

Një shembull i tillë është dhe Rio Tiete, i cili rrjedh si një kanalizim i gjerë e i hapur, që është lumi më i madh i qytetit Brazilian, Sapo Paulo, por ama është një nga më të ndoturit në vend.

Mbi 100 km të lumit konsiderohet si shumë të ndotura dhe me rrezik për gjallesat nënujore. Lumi, merr me vete qindra ton ujëra të zeza, të pafiltruara nga mbetjet.

Fotografitë e mëposhtme janë fiksuar nga reporterët e Reuters dhe tregon më së miri, masakrat që po i bëhen natyrës.

(Kosova Sot Online)