Kosova duhet të ndërton qasje të re të ndërtimit të rrjetit diplomatik e konsullor të Kosovës në botë, të pastruar nga familjarët dhe militantët politik!

Kosova duhet të ndërton qasje të re të ndërtimit të rrjetit diplomatik e konsullor të Kosovës në botë, të pastruar nga familjarët dhe militantët politik!
Kosova duhet të ndërton qasje të re të ndërtimit të rrjetit diplomatik e konsullor të Kosovës në botë, të pastruar nga familjarët dhe militantët politik!

Ali Hertica

  • 19 March 2021 - 12:36

Shkruan: ANALIST - Ali Hertica

Qeveria e re duhet të ketë në prioritet vlerësimin e pa anshëm profesional të të gjitha misioneve diplomatike nëpër botë. Diplomacia nuk ndërtohet me familjar e me militant politik sa për të ju siguruar një vend pune. Duhet të ndodhë një rishikim i plotë, dhe në ato vende ku kemi njerëz me integritet, që e kryejnë punën në mënyrë profesionale dhe me përkushtim të ju vazhdohet mandati, të transferohen në shtete të tjera ku kemi pasur më pak rezultate nga të tjerët, dhe kështu të përmirësohet me urgjencë performanca e përfaqësimit por edhe e angazhimit të rrjetit diplomatik kosovarë në të gjitha shtetet që na kanë njohur e që kemi vendosur përfaqësitë tona.

-Kur ndalemi dhe analizojmë të kaluarën e mënyrës së ndërtimit dhe të funksionimit të shërbimit diplomatik të Kosovës, që nga ditët e para, pas shpalljes së pavarësisë e deri më sot, për më shumë së 13 vjet, del se kemi humbur shumë kohë, pasi që nëpër përfaqësitë tona diplomatike nuk janë emëruar profesionistët por militantët politik dhe familjarët e të fortëve të politikës.

Kjo është pasojë që akoma, në shumë shtete në të cilat ne i kemi të hapura përfaqësitë diplomatike, qoftë ambasada apo konsullata, qytetarët, funksioni i tyre ka qenë vetëm simbolik sepse nuk kanë arritur që ta koordinojnë punën me autoritetet e shumicës së shteteve në mënyrë që qytetarët Kosovar të trajtohen vetëm si shtetas të Kosovës dhe jo edhe si shtetas të Serbisë, sikur që kemi plotë raste , në shumë shtete ku akoma është në fuqi një politikë e tillë në raport me Kosovën.

Pra kjo gjendje dëshmon se shumë nga përfaqësitë tona të rëndësishme shtetërore në vende të ndryshme , ambasadat e konsullatat, po shërbejnë vetëm si vende pune për punësim të të afërmve të politikanëve, familjarëve të tyre, të tjerëve të afërt me partitë politike në pushtet, pra militantëve partiakë, që krejt këtë diplomaci që e kemi ndërtuar deri më tash mundë ta quajmë diplomaci politike dhe familjare që nuk po e forcon por po e degradon akoma më shumë pamjen e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ne kemi pasur dhe kemi raste janë emëruar konsuj për shtetet e caktuara pa pasur fare konsullata, është hapur konsullata paralel në të njëjtin qytet ku është hapur edhe ambasada. Pra është e domosdoshme që qeveria e re, nëse arrin të konsolidohet si duhet dhe fillon të funksionin për së mbari, ta trajton me prioritet të veçantë politikën e jashtme, rishikimin e plotë të rrjetit të përfaqësive diplomatike të Kosovës në botë, të maten rezultatet e secilës përfaqësi në shtetin e caktuar dhe të vendoset sipas meritokracisë, për vazhdimin apo shkurtimin e mandatit.

Është për keqardhje kur i dëgjon rrëfimet e bashkatdhetarëve nëpër vendet e ndryshme të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe në ato vende, në evidencën e dokumentacionit, certifikata që ju lëshohen atyre, akoma i regjistrojnë si qytetar, shtetas të Serbisë. Kjo është pasojë e neglizhencës së stafit politik dhe profesional të punësuar në këto përfaqësi të Kosovës, sepse nuk janë angazhuar sa duhet për komunikim me autoritetet e atyre shteteve . Gjithçka që është bërë ka shkuar vetëm në favor të rehatimit të njerëzve të afërt me politikanët, familjarëve të tyre ose militantëve partiakë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".