Joe Biden bën gafë me nënpresidenten Kamala Harris, ja si i drejtohet

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 13:01
 Joe Biden bën gafë me nënpresidenten Kamala Harris, ja si i drejtohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, si duket për një moment harroi se çfarë posti mban, duke iu referuar vartëses së tij, Kamala Harris, si “presidentja Harris”, përderisa po fliste rreth programit të vaksinimit në ShBA.

“Kur presidentja Harris dhe unë bëmë një udhëtim virtual në një qendër vaksinimi në Arizona jo shumë kohë më parë, një nga infermierët që po u jepte vaksina njerëzve, ishte sikur po jepte një dozë shprese”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Nënpresidentja Harris ishte e pranishme gjatë kësaj deklarate, por reagimi i saj nuk u kap nga kamera, shkruan Daily Mail.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Biden i referohet në mënyrë të gabuar zonjës Harris. Në dhjetor, gjatë një fjalimi rreth vaksinave, Bideni gabimisht iu referua nënpresidentes si “presidentja e zgjedhur”.

Këto gabime nxitën spekulime të konservatorëve të krahut të djathtë për rënie të aftësive njohëse të presidentit amerikan, sepse edhe gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Bideni në disa raste dukej sikur po i lidhet gjuha.

Paraardhësi i tij, Donald Trump, shpesh e akuzonte Bidenin për rënie të aftësisë mendore dhe pretendonte se Demokratët do ta zbatojnë Amandamentin e 250të të Kushtetutës për zëvendësimin e Bidenit pikërisht me nënpresidenten Harris.

(Kosova Sot Online)