Besnik Berisha akuzon Gjykatën: E shkeli ligjin me dy këmbë, do të luftoj kundër kësaj padrejtësie

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 15:24
 Besnik Berisha akuzon Gjykatën: E shkeli ligjin me dy këmbë, do të luftoj kundër kësaj padrejtësie

Avokati i Shaban Gogajt, i cili po akuzohet për vrasjen e Adonis Tetajt në shtator të vitit 2018, në Deçan ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për rihapjen e këtij rasti është shkelje e ligjit.

Besnik Berisha ka thënë se do të ndërmarrin veprime të mëtutjeshme ligjore për të luftuar, siç e ka quajtur ai këtë padrejtësi.

“Është absolutisht, gjykata pranoi se ose ka dështuar atë ditë ose dështoi sot. Ligji jep të drejtë për të sqaruar një provë. Sot do të duhej të vërtetohej se cila është ajo provë. Gjykata ka shkelë ligjin, por unë besoj në drejtësi dhe me mjete të ligjshme do ta luftojë këtë padrejtësi dhe këtë shkelje të ligjit. Nuk e kemi ndërmend me u dorëzu para asnjë presion sepse nuk po themi se Shaban Gogaj nuk e ka vra Agonis Tetajn dhe ajo çka ka ndodhë nuk lidhet në asnjë sekond para ditës para rastit tragjik”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij nëse kjo gjykatë e ka shkelur sot ligjin, ai nuk do t’i besoj më.

” Në qoftë se Gjykata sot e shkeli ligjin me dy këmbët, sepse nuk duroj sepse ajo është e lidhur me një aktakuzë të ndryshuar unë nuk i besoj kësaj gjykate. Kjo gjykatë çfarëdo që do të sjellë nesër do të jetë i ndikuar, njëra palë prapë do të protestojë. I bie që kush ka ndikim më shumë të dalë në publik dhe të nxitë njerëz se kënd e quaj drejtësi dhe kënd padrejtësi. Veprimi i ardhshëm është në përputhje me ligjin”, u shpreh ai.

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të rihapë seancën e shqyrtimit gjyqësor për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.

(Kosova Sot Online)