Kryetari Abdixhiku mbërrin në mbledhjen e LDK’së shoqërohet nga Quni e Imri Ahmeti

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 14:14
Kryetari Abdixhiku mbërrin në mbledhjen e LDK’së shoqërohet nga Quni e Imri Ahmeti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e hotelit, ku për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, për zgjedhjen e kryesisë së LDK’së.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë Abdixhiku.

Ndryshe, LDK’ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)