Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të LDK’së

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 14:41
 Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të LDK’së

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka njoftuar se Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi janë katër nënkryetarët e rinj të LDK-së.

“Nënkryetarë janë: Anton Quni, Gazmend Muhaxherri dhe Lutfi Haziri”, ka thënë ai.

Në ndërkohë Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie.

Sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur edhe për emrat e Kryesisë së partisë.

Këta emra pritet që të bëhen publik sot gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)