Po vjen Pranverë e nxehtë e Gjykatës Speciale, kjo është lista e atyre që do të arrestohen në dy muajt e ardhshëm

Po vjen Pranverë e nxehtë e Gjykatës Speciale, kjo është lista e atyre që do të arrestohen në dy muajt e ardhshëm
Po vjen Pranverë e nxehtë e Gjykatës Speciale, kjo është lista e atyre që do të arrestohen në dy muajt e ardhshëm

Naim Miftari

  • 20 March 2021 - 09:15

Shkruan: Naim Miftari, analist

Faza e dytë e arrestimeve nga Gjykata Speciale do të fillon së shpejti, fillimi i prillit dhe muaji maj, që mendoj se do të jenë ndoshta muajt më të nxehtë për nga zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Arrestimi i Pjetër Shales nga Gjykata Speciale praktikisht e ka paralajmëruar, apo thënë veç filluar, fazën e re me arrestimin e valës së dytë të njerëzve që dyshohen për krime lufte, që në fakt akuzohen se vetë personalisht kanë bërë shkelje të ligjit të luftës. Cak i kësaj vale të arrestimesh do të jenë kryesisht aktorët dyshuar si kryes të veprave penale, nga vrasje deri te maltretimi i të ndaluareve.

-Këto arrestime që pritet të ndodhin tani nuk do të jenë më arrestime gjentëlmenësh siç ndodhi me Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin por do të jenë arrestime klasike, pasi edhe niveli i tyre politik nuk është shumë i madh. Protesta mundet me pase, por nuk paraqesin rrezik për rrëzimin e qeveris në ardhje. Tani më shumë mirë dihet se prapa Gjykatës Speciale qëndrojnë SHBA-të dhe Evropa. UÇK ishte e shenjtë dhe do të jetë e tillë edhe pas këtyre arrestimeve , por përgjegjësia do të jetë individuale ose në ndonjë grup, prandaj termi grup kriminal nuk është i rastësishëm, ky term është përdor për herë të parë në Nuremberg pasluftës së dytë botërore më 1947, kundër udhëheqëseve SS dhe partisë së Hitlerit.

Gjykata si gjykatë në këtë kohë është e padrejtë ndaj Kosovës, por fajet i mbanë mbi vete vetë Hashim Thaçi që pas luftës nuk ka lejuar që shteti i Kosovës të ketë gjykata serioze, që të bëhet një gjykatë e pavarur e cila do t’i ndiqte edhe krimet e luftës, pa marr parasysh viktimën ose autorin e krimeve. UÇK bëri një ndër luftërat më të pastra të mundshme në botë, një luftë çlirimtare ku ushtarët ishin luftëtar vullnetare pa mundësi për verifikimin e tyre. Mos të harrojmë se gabime sot bëjnë edhe ushtritë e rregullta më moderne në botë . Arrestimi i fundit mundet që pos për Jablanicën të ketë lidhje edhe me një atentat të bërë në Tiranë gjatë luftës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".