‘Ma mirë po dukesh me shami, hajt një foto zhveshur’, kjo është biseda intime mes profesorit kosovar të ‘Medresesë’ dhe një nxënëse

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 15:10
‘Ma mirë po dukesh me shami, hajt një foto zhveshur’, kjo është biseda intime mes profesorit kosovar të ‘Medresesë’ dhe një nxënëse

Medreseja është institucion arsimor që udhëhiqet nga Bashkësia Islame e Kosovës. Në të mësohet Kurani dhe lëndët e tjera fetare.

E mes tjerash aty hoxhallarët ligjërojnë edhe për moralin që duhet të ketë një besimtar i fesë myslimane.

Kohë më parë, Emin Behrami, profesor shumë vjeçar në medresenë Alauddin, ka denoncuar publikisht ish kolegët e tij, duke treguar në emisionin Frontal se profesorët kanë kryer marrëdhënie seksuale me nxënëset e tyre.

E për këtë çështje janë disa nxënëse të medresesë që kanë rrëfyer në lidhje me akuzat

Madje ata kanë edhe dokumente, biseda të printuara të ngacmimeve të profesorëve.

Një nxënëse, në deklaratën e nënshkruar dhe me numër të letërnjoftimit, thotë të jetë ngacmuar seksualisht nga profesori.

(Kosova Sot Online)