Krisma edhe në Kombinat, autori tenton të vrasë Artur Korteshin pas debatit me të vëllain

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 22:03
 Krisma edhe në Kombinat, autori tenton të vrasë Artur Korteshin pas debatit me të vëllain

Kanë dal detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Kombinat, Tiranës ku zona u alarmua nga disa të shtëna me armë zjarri.

Shënjestra mësohet të ketë qenë Artur Korteshi të cilin autori ka tentuar ta vrasë.
Nga ana tjetër konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit, ndërsa sot ky i fundit duket se është rikthyer për të ‘larë hesapet’.

Korteshi rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale dhe është person i skeduar, ndërsa Policia ka identifikuar autorin R.G, dhe po punon për ta kapur.

(Kosova Sot Online)