Besimi dhe ndëshkimi i qytetarit për politikën, secili në vendin e vet!

Besimi dhe ndëshkimi i qytetarit për politikën, secili në vendin e vet!
Besimi dhe ndëshkimi i qytetarit për politikën, secili në vendin e vet!

Xhevat Meha

  • 20 March 2021 - 19:10

Shkruan: ANALIST- Xhevat Meha

-Me të drejtë Ambasadori i Gjermanisë e bënë këtë thirrje. Jo-stabiliteti politik siç po e quan me gjuhën diplomatike, në fakt është konfliktualiteti politik, dhe kjo jo se është zgjatur por është tej zgjatur.

-Qytetarët e Kosovës kurrë nuk e kanë merituar konfliktualitetin politik por vetëm në votimet e vitit 2019 dhe vitit 2021, me votë kanë kërkuar me ngulm, që këto praktika duhet të marrin fund.

Përderisa në votimet e vitit 2019 bartësit e politikës jo sa duhet e kuptuan këtë kërkesë, vetëm me këto votimet e fundit kjo është kuptuar siç duhet. Këtë e kanë kuptuar jo vetëm të ndëshkuarit po edhe marrësit e besimit.

Është me rëndësi që marrësit e besimit qytetar të kenë kuptuar drejtë dhe në plotni kërkesat e qytetarëve. Marrësit e besimit duhet të dinë se qytetarët nuk janë të ideologjizuar si më parë, tani i shohin interesat e tyre shumë më qartazi sesa më parë. Dhe ashtu siç iu kanë dhënë besimin edhe ua marrin shumë lehtë dhe shpejt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".