“U kënaqa”, Adriana Matoshi flet nga Kuvendi

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 16:02
“U kënaqa”, Adriana Matoshi flet nga Kuvendi

Aktorja Adriana Matoshi që nga sot do të jetë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, pret që të japë shumë kontribut për qytetarët e vendit.

Pas seancës së sotme konstituive, Matoshi u shpreh e nderuar që është në mesin e shumë deputetëve të zot të Kuvendit të Kosovës.

Përveç kulturës, ajo tha se do të angazhohet edhe në fusha të tjera, pasi vlerëson së në Kosovë ka shumë probleme.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e tërë atyre deputetëve shumë të mirë shumë të zot. Dhe thjesht u ndjeva tepër mirë, si në shtëpi duke marr parasysh se do të kontribuojë për vendin tim dhe kjo më bën të ndihem më e përgjegjshme edhe u kënaqa. Ka shumë shumë gjëra me të cilat mundem me u marr, jo vetëm me profesionin tim si aktore dhe për kulturë, ka shumë pika që duhet me u marr sepse ka shumë probleme të mëdha, kështu që në bashkëpunim me kolegët e mi besoj që kemi me ia dal”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)