Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin: Mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen tonë

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 10:05
 Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin: Mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen tonë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër. Në urimin e ambasadës thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë.

“Urojmë kryeministrin e porsazgjedhur Albin Kurtin dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka probleme urgjente që duhet të luftohen.

Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë” thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Kurti u zgjodh dje kryeministër me 67 vota të deputetëve. Ai sot në ora 10:00 do ta marrë zyrtarisht detyrën nga Avdullah Hoti.

https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/4004231122971670

(Kosova Sot Online)