Hashim Thaçi dhe hajnat tjerë të fondeve të luftës në burg, pasuria e vjedhur t’i kthehet buxhetit të shtetit!

Hashim Thaçi dhe hajnat tjerë të fondeve të luftës në burg, pasuria e vjedhur t’i kthehet buxhetit të shtetit!
Hashim Thaçi dhe hajnat tjerë të fondeve të luftës në burg, pasuria e vjedhur t’i kthehet buxhetit të shtetit!

Dardan Grapci

  • 23 March 2021 - 07:35

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Duhet të kërkojmë nga Qeveria Kurti 2 që të jep urdhër që kjo çështje të hetohet thellësisht, që të gjinden prova të reja, dhe në fund të arrestohet Xhavit Haliti dhe të gjithë ata që janë pjesë e zingjirit të abuzimit jo vetëm me një shumë të caktuar të parave të Fondit3% por edhe të Fondit Vendlindja Thërret, duke filluar me Isa Mustafën dhe vartësit e tij, me Bujar Bukoshin dhe sejmenët e tij që dihen botërisht dhe publikisht. Këta hajna të fondeve të luftës duhet të hetohen, ndëshkohen me burg të përjetshëm dhe të ju konfiskohet pasurie e krijuar përmes këtyre fondeve, për të ju kthyer buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës.

Drejtësia e heshtur kosovare shumë shpejtë do ti lëshojë klithmat e të pasurve nga fusha e korrupsionit dhe planifikimeve që kanë bërë, me vetëdije të plotë, për tu bërë të pasur përmes ryshfetit, tenderomanisë , krimit të organizuar, duke zhvatur buxhetin e shteti si të ishte pronë e tyre private, sikur që patën vepruar edhe me fondet e luftës 3% dhe Vendlindja Thërret. Ndryshimet e mëdha politike që po ndodhin në kupolën e qeverisjes së vendit, duhet të na sjellim ndryshime të thella reformatore edhe në drejtësi, prandaj ata që u pasuruan kundërligjshëm në kurriz të popullit duhet të përgatitën që të dalin para drejtësisë dhe të tregojnë si dhe ku i morën milionat që i bënë brenda natës.



Zyrtarët e lartë publik të shtetit, edhe pse janë duke menduar që janë të pa prekshëm, shumë shpejtë do të arrestohen ose eliminohen nga kjo jetë luksoze që po ë bëjnë duke abuzuar me të mirat publike të shtetit e të djersës së qytetarit kosovar.

Hashim Thaçi vetëm është në paraburgim në Hagë, i dyshuar për krimet e luftës kunder njerezimit dhe jo edhe për abuzimet me paranë e shtetit të ri të Kosovës as me kontributet tona që ja kemi dhuruar për fondet e luftës. Edhe për këto fonde dikush duhet të jep përgjegjësi, prandaj nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm për krimet e luftës, atëherë Prokuroria Speciale e Kosovës duhet menjëherë të lëshoj flet-arrestin për Hashim Thaçin, Xhavit Halitin dhe ta hapë dosjen për Dino Hasanaj për abuzimin Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret , gjë që është dashur të ndodhë kjo menjëherë pas publikimit të dëshmive nga veprimtari i fondit te 3%, Gani Hoxha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".